Ish-banori me një postim thumbues tregon takimin sekret mes Eglit dhe Gjestit

Ish-banori dhe opinionisti Anaid Kaloti ka shpërthyer me një reagim të drejtpërdrejtë ndaj dyshes më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako dhe fituesit Gjesti
Në një postim në rrjetet sociale, Kaloti hedh dyshime serioze mbi sinqeritetin e afrimit mes tyre në koncertin e djeshëm, ku Egli puthi bluzën me fytyrën e Gjestit, duke krijuar një moment që shumë e interpretuan si kthim romantik.
Sipas tij, kjo skenë nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e stisur për të rikthyer vëmendjen publike. Ai rrëfen se menjëherë pas përfundimit të formatit, është takuar me të dy në një hotel luksoz, ku i ka këshilluar që të ruajnë para publikut imazhin e çiftit që njerëzit deshën.
Por, sipas Kalotit, pavarësisht dëshirës së Eglit për ta vazhduar lidhjen, Gjestit nuk i interesonte më. “Kingi kishte dikë tjetër dhe thjesht nuk donte që ‘goca t’i hynte thellit’”, shkruan ai, duke nënvizuar se për Gjestin, Egli kishte humbur çdo vlerë emocionale.

Në mënyrë ironike, Kaloti e cilëson skenën e koncertit si teatrale dhe pa efekt: “Puthën bluza me fytyrat e njëri-tjetrit, por nuk i besoi askush. As vetë ata.” Ai e përmbyll reagimin e tij me një metaforë të fortë për famën: “Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë të ngrihesh kur bie.”
Një mesazh që duket se synon jo vetëm Gjestin dhe Eglin, por edhe gjithë ata që përpiqen ta zgjasin famën përtej limitit të saj natyral.


