Aksident i rëndë rrugor në Rrugën e Arbrit, mbeten dy të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Rrugën e Arbrit, mbeten dy

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës në Dibër, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesit e të dy mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe manovrat e pakujdesshme mund të kenë qenë shkaktarët kryesorë.

Rruga e Arbrit, ndonëse një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit, vazhdon të jetë problematike në disa segmente, ku mungojnë sinjalistika e plotë dhe masat e duhura të sigurisë rrugore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion