Gjesti i kundërpërgjigjet Laertit: “Mos folni shumë palidhje… ju nxjerr kabllën prej rryme!”

Përplasjet mes finalistëve të “Big Brother VIP Albania 4” nuk kanë të ndalur edhe pas përfundimit të spektaklit. Pas deklaratës thumbuese të Laert Vasilit, i cili ironizoi nivelin arsimor të Gjestit duke thënë “Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”, nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja.
Gjesti reagoi me ironi në stilin e tij karakteristik, duke e marrë situatën me humor, por jo pa një mesazh të qartë.
“Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje… folni pak, po jo ashtu me e tepru, se tani unë veç çohna 1 mëngjes keq, nuk kom cigare, p.sh. bohna nervoz edhe jau nxjerri kabllën prej rryme”, tha ai mes të qeshurash.
Kjo përplasje mediatike po ndiqet me interes nga ndjekësit e formatit, teksa Gjesti vijon të qëndrojë në vëmendje të publikut dhe të shijojë suksesin pas fitores së madhe. Ai është i angazhuar në evente dhe projekte të reja, duke dëshmuar se ndikimi i tij nuk përfundoi me mbylljen e dyerve të shtëpisë më të famshme në vend.


