“I urti kurrë nuk ngutet…”, prindërit mesazh G Banit pas përplasjeve në shtëpi

Showbiz

“I urti kurrë nuk ngutet…”, prindërit mesazh G

Që pas hyrjes së Gjestit në shtëpi, G Bani, Jozi dhe Amber kanë pasur disa “përplasje” me të dhe më e fundit ishte ajo e dy ditëve më parë.

Prindërit e G Banit i janë drejtuar me një letër produksionit për birin e tyre, në të cilën përmes vargjeve të Fishtës i këshilluan të mos ngutet.

“I respektuar Ledion dhe ju stafi i Big Brother VIP,

Jemi prindrit e Arbanit, një nga pjesëtarët e emisionit tuaj. Arbani është një nga djemtë tanë që ka hequr dhe ka vuajtur më shumë në jetë, së bashku me ne prindrit e tij që i jemi gjendur gjithmonë në krahë dhe ai e ka vlerësuar në maksimum. Hyrja në BBV4 ka qenë zgjedhja e tij, por ne kemi qenë mbështetësit e tij si prindër.

Përderisa Arbani luftonte për kauza sipas nesh ai tregonte vetëveten.  Dalja në vogëlsira ditët e fundit tregon se ai po del nga Arbani që ne njohim. Ka qenë një kohë kur unë si babai i tij lash punën dhe shkuam në Europë për shërimin e syrit të tij të aksidentuar. Nga aty nisi kalvari i emigrimit sepse ne nuk u deklaruam si Vorioepiriot sikurse bën shumë të tjerë apo të ndryshonim emrat dhe besimin fetar.

Ishte ky kalvar që zuri kohën e mësimeve dhe unë si prind dhe intelektual, mendoj se jeta në mënyra të tjera i dha djalit tim universitetin e tij të emigrimit. Shumë ngjarje që nuk i ka treguar, Arbanin e kanë bërë luftëtar të vetes, por edhe impulsiv duke këmbëngulur me të gjitha armët dhe mënyrat duke dalë nga vetja e tij.

Po të kishim mundësi komunikimi ne do të këshilloheshim me të, por në këtë rast mundemi vetëm t’ju dërgojmë këtë SMS. Ne nuk duam të ndryshojmë vendimet e stafit, thjesht është shqetësimi për Arbanin dhe ndjesë për djalin të cilit ju përmend familja. I kërkojmë Arbanit se Fishta i madh, siç ai e di fort mirë, thotë:”Por i urti kurrë nuk ngutet, prej burrënisë dhe jo prej tutës”-thuhej në mesazhin e prindërve të G Banit për të birin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion