“I jam turrur si ujk të tjerëve, më vjen gjynah për veten”, çfarë tha Egli para se të linte garën!

“Çdo veprim që i ka rënduar atij unë i jam turrur si ujk të tjerëve, dhe ku jam unë tani?! Jam shumë e mërzitur… më vjen inat, më vjen gjynah për veten”, ishin këto fjalët që Egli tha pak orë para se të largohet nga shtëpia e Big Brother.
Largimi i papritur nga shtëpia i Eglit u diskutua edhe sot në emisionin “Shqipëria Live” ku gazetari Andi Vrapi, aktoret Cubi Metkaj dhe Monika Lubonja kanë komentuar gjithë ç’ka ndodhi.
Metkaj dhe Vrapi mendojnë se Egli e mori goditjen ‘finale’ nga Gjesti kur ai bëri rreng dhe i tha se do të dilte nga shtëpia. Ndërkohë Lubonja tha se deri para se Egli të kishte atë pëlqim për Gjestin, e ka parë atë si pretendente për fitore.
Ndërkohë në një lidhje “Skype” ishte dhe ish-fituesi i “Big Brother”, Arbër Zeka, mik me Gjestin, i cili tha se Egli ka qenë një ndër lojtaret pretendente për fitore, pasi ka qenë shumë elokuente dhe me logjikë, e sjellshme, por fiksimi që kishte për banorin duket se e bëri që të dilte nga vetja


