Egli Tako braktisi garën, banorët e BBVIP4 kanë një mesazh për të!

Showbiz

Egli Tako braktisi garën, banorët e BBVIP4 kanë një mesazh

Mbrëmjen e djeshme Egli Tako u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, për arsye shëndetësore.

Menjëherë sapo u mor vesh për lënien e garës në mes, si banorët por edhe publiku apo personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar për këtë vendim të saj.

Disa prej banorëve i janë kthyer Gjestit duke i thënë se është faji i tij që Egli u bë keq dhe la shtëpinë. Nga ana tjetër, Danja ka shpërthyer pasi ditët e fundit i ka qendruar shumë pranë ish-banores. Ndërkohë ditën e sotme, teksa në sfond ishte kënga e saj me Kelly-n, banorët e kanë përshëndetur.

“Faleminderit Vëllai i Madh! Egli të duam shumë. U çfarë emocioni”, tha Kelly.

Ndërkohë banorët e tjerë duartrokitën pasi përfundoi kënga dhe njëzëri thanë: “Bravo Egli, bravo Kelly”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion