Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi tregon datën kur do të nisen zarfet e votimit tek emigrantët!

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi tregon datën kur do të nisen zarfet e

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se brenda javës së ardhshme pritet që të përzgjidhet kompania ndërkombëtare që do të marrë përsipër procesin e dërgimit të zarfeve tek emigrantët dhe kthimin e tyre në Shqipëri.

Po ashtu tregoi se të drejtën e votës nga Diaspora pas përfundimit të procesit të regjistrimit e kanë fituar 245,975 shqiptarë, nga 294 155 që shprehën interesin për t’u përfshirë në proces.

“Midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimi dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor për votuesit nga jashtë. Synojmë që deri mes datës 8-16 prill të përfundoj procesi i dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë.

Besoj deri në fund të javës tjetër ne do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me përzgjedhjen e operatorit të shërbimit postar.

 

Edhe ashtu sikurse është sot fleta e votimit, ka probleme të administrimit të fletës së votimit. Ajo është vërtet shumë e madhe. Aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermania që ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08 pas mesnate. Shtetasi me moshën më të madhe që ka aplikuar është një shtetas 98 vjeç”, tha Celibashi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion