I dhanë fund marrëdhënies së tyre 11-vjeçare, Shakira rrëfen për herë të parë si e zbuloi tradhtinë e Pique

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe ish-bashkëshorti i saj Gerard Pique një vit më parë i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare, ku shkak u bë tradhtia e këtij të fundit me partneren e tij aktuale, Clara Chia.
Së fundmi, Shakira tregoi gjatë një interviste për “People En Español” momentin kur e kuptoi se babai i dy djemve të saj e kishte tradhtuar, ndërsa ajo ndodhej në spital pranë të atit pasi ai ishte nën kujdesin intensiv.
“Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të. Nuk mund të flisja me të. Nuk mund të shkoja tek miku im më i mirë për të marrë këshillat që më duheshin kaq shumë”, u shpreh artistja.
Ndër të tjera Shakira u shpreh: “Gjithçka ndodhi menjëherë. Familja ime po shkatërrohej. Unë e mora vesh lajmin se isha tradhtuar përmes shtypit ndërsa babai im ishte në spital’”.
Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare Shakira dhe futbollisti i njohur Gerard Pique kanë dy fëmijë së bashku, Milani dhe Sashën.
Ndërsa së fundmi në rrjet po qarkullojnë lajme se këngëtarja ka nisur një lidhje të re dashurie me Lewis Hamilton.


