Hatërmbetje për çmimin e madh, Meritoni përplaset me produksionin e Big Brother Vip

Showbiz

Hatërmbetje për çmimin e madh, Meritoni përplaset me

Shumë pritshmëri nga publiku për të, megjithatë, çuditërisht Meriton Mjekiqi u eliminua i pari nga finalistët prej shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, vetëm pak minuta nga nisja e programit.

Shumë kanë aluduar në rrjet për një përplasje mes tij dhe produksionit dhe kjo është vënë re në situata të ndryshme.

Edhe veprimet e Meritonit lënë vend për dyshime se ka hatërmbetje prej tij ndaj produksionit, përmendur këtu momentin kur ai dhe Ilnisa u larguan menjëherë nga studio, si edhe mungesa e tyre në festën pas finales.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo jo vetëm kaq. Meritoni nuk ka bërë ende një reagim për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, madje ai nuk ka bërë asnjë veprim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, përveç fotos ku shihet krah Ilnisës, publikuar nga kjo e fundit.

Duket se moderatori e ka parë mbështetjen e madhe të publikut, dhe ka kuptuar se pas eliminimit të tij fshihet diçka më shumë se “më pak vota” nga finalistët e tjerë.

 

 

ME TE LEXUARAT