Arrestohet polici në Fier, mbushi shtëpinë e marrë me qira me kanabis, në pranga dhe 3 të tjerë
Efektivi i policisë, Lorenc Gropa, i cili u arrestua më 24 Maj pasi u zbulua se ishte i përfshirë në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve, mësohet se kishte marrë një banesë me qira që përdorej magazinimin e drogës.
Brenda banesës që marrë me qira nga punonjësi i policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr kanabis.
Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se efektivi e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.
Fier – Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr cannabis sattiva.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
2Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.