Shqiptari shkatërron kazinon në Itali, 50 mijë euro dëm, rreh dhe policët

Bota

Shqiptari shkatërron kazinon në Itali, 50 mijë euro dëm,

Një shtetas shqiptar ka shqetësuar autoritetet italiane në qytetin e Tuennos pas kaosit të krijuar mbrëmjen e djeshme në sallën e lojërave dhe basteve “Admiral Cash Cade”.

Sipas medieve italiane, ai kishte shfaqur sjellje të çuditshme duke i ngulur sytë me këmbëngulje punonjëvse dhe klientëve të cilët luanin në makinat “slot”.

Më pas, ai piu një birrë tjetër dhe urinoi në një makinë VLT. 40-vjeçari shqiptar u çua nga vendi i tij duke bërtitur dhe filloi të shkatërronte pajisjet. Dëmi i shkaktuar sipas vlerësimeve fillestare arrin në 50 mijë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur mbërritën ekipet e policisë ai arriti që të largohej por arratia e tij zgjati shumë pak pasi u kap dhe u arrestua.

Kur mbërriti në komisariat ai ka filluar të godasë efektivët. Njërin prej tyre e ka goditur me kokë në fytyrë dhe më pas e ka pështyrë. Policët e tjerë i ka goditur me shqelma dhe grushte, ndërsa njëri ka marrë lëndime më të rënda.

Gjatë procedurave të policisë ai ka vazhduar sillet dhunshëm duke kërcënuar efektivët: Ta tregoj unë, do të të vras, sa të iki nga këtu do të të bëj të paguash duke të vrarë”.

Pas hetimeve paraprake, 40-vjeçari rezultoi me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u dërgua në qeli në pritje të masës së sigurisë.

ME TE LEXUARAT