Me kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë

Aktualitet

Me kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka rënë në pranga, pasi mbante në banesë një armë zjarri pa leje dhe municion luftarak.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante pa leje, armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. H., 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje”, njofton policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

ME TE LEXUARAT