Laert Vasili “shpërthen” ndaj Gjestit: “Ai tjetri ka tre klasë shkollë…”

Showbiz

Laert Vasili “shpërthen” ndaj Gjestit: “Ai tjetri ka tre

Aktor i njohur dhe një nga zërat më kritikë të artit dhe kulturës shqiptare, Laert Vasili ka reaguar sërish publikisht pas shpalljes së Gjestit si fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Në një intervistë të fundit, Vasili u shpreh i shqetësuar për atë që ai e konsideron si përmbysje totale të vlerave dhe standardeve në ekranet shqiptare.

Me tone ironike dhe të drejtpërdrejta, ai kritikoi ashpër mënyrën si publiku dhe mediat glorifikojnë personazhe pa arsim apo kontribut të qartë në shoqëri.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!” – tha Vasili, duke iu referuar mënyrës se si disa analistë dhe figura mediatike tentuan të justifikojnë fitoren e Gjestit me terma të ekzagjeruar.

Më tej, aktori u shpreh me tone edhe më të ashpra:

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet.”

Sipas tij, triumfi i personazheve të tilla në formate masive si Big Brother është një sinjal alarmi për krizën kulturore dhe edukative që po kalon vendi.

Reagimi i tij ka ndezur debate në rrjete sociale. Një pjesë e ndjekësve e mbështesin për qëndrimin e tij të prerë, ndërsa të tjerë e akuzojnë për arrogancë dhe mungesë respekti ndaj zgjedhjeve të publikut.

Ndërkohë, Vasili nuk është ndalur së ngrituri zërin për degradimin e artit dhe përmbajtjes televizive në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT