Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës ikonike “Xhamadani vija vija”
Lajmifundit
/
22 Dhjetor 2025, 18:02
Showbiz

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë.
Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 64 vjeç të këngëtarit është bërë i ditur nga mediat e Kosovës.
Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”.


