Falen 450 milionë euro gjoba, Drejtori i Tatimeve tregon detajet: Borxhet falen deri në datën...

Aktualitet

Falen 450 milionë euro gjoba, Drejtori i Tatimeve tregon detajet: Borxhet
450 milionë euro detyrime tatimore janë falur deri më 31 gusht të këtij viti.

Shifra është bërë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Skema e faljes fiskale është një nga nismat më të mëdha të ndërmarra vitet e fundit për pastrimin e stokut të detyrimeve të vjetra tatimore dhe për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe individëve.

Kontrollet e administratës tatimore janë përqendruar së fundmi në sektorët e turizmit dhe ndërtimit, të cilët konsiderohen ndër fushat me rëndësi për monitorimin e aktivitetit ekonomik dhe përmbushjen e detyrimeve fiskale.

Gjatë raportimit, Binaj tha se po zhvillohen sisteme të reja digjitale në kuadër të integrimit, me synim përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve të administratës.

Në vitin 2025 Administrata Tatimore mblodhi më shumë se 4,7 miliardë euro të ardhura, 11,8% më shumë krahasuar me një vit më parë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion