FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës së Princ Lekës dhe Blerta Celibashit!

Showbiz

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

Vetëm 1-muaj më parë (12 tetor) oborri mbretëror bëri të ditur me anë të një njoftimi zyrtar, fejesën mes Princit Lekës dhe Blerta Celibashit.

Në njoftim shkruhej se ceremonia  u mbajt në Ksamil më 11 tetor 2025, në jug të Shqipërisë, mes familjarëve dhe miqve më të afërt të çiftit.

Ndonëse asaj kohe festa u mbajt private me pak momente të publikuara, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një videoklip i Blertës dhe Princit me më shumë pamje nga ceremonia luksoze e çiftit mbretëror

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

Kujtojmë se fejesa e Princ Lekës me fotografen e familjes mbretërorë, Blerta Celibashi, erdhi pas divorcit të tij të bujshëm me aktoren Elia Zaharia.

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci. Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin falso.

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm më vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas herë kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore”, tha ai i ftuar në “Mirëmbrëma Yje”.

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

Ndër të tjera ai zbuloi se mes tyre nuk ka pasur tradhti, pasi ai i ka treguar Elias për lidhjen që po niste me fotografen e familjes së tyre, Blerta Celibashi.

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktime e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën”, tha ai.

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

FOTOLAJM/ E mbajtën private, dalin pamje nga ceremonia e fejesës

 

ME TE LEXUARAT