Foto/ Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

Showbiz

Foto/ Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i

Vajza shtatëmuajshe e këngëtares Rihanna dhe reperit A$AP Rocky, Rocky Iris Meyers, ka debutuar në kopertinën e revistës “W”, duke pozuar së bashku me nënën e saj në një set fotografik të modës së lartë.

Në fotot e publikuara, foshnja shfaqet e veshur me një krijim të personalizuar nga Dior, i dizajnuar nga Jonathan Anderson, ndërsa Rihanna ka ndarë emocionet e saj në rrjetet sociale, duke e quajtur momentin “kopertina e parë e vogëlushes Rocky”.

Çifti i njohur i muzikës është bashkë që nga viti 2020 dhe tashmë ka tre fëmijë. Djali i tyre i madh, RZA, pritet të festojë ditëlindjen e tij më 13 maj.

Në të njëjtin projekt editorial, A$AP Rocky ka folur për partneren e tij, duke e përshkruar si një person autentik dhe me energji të veçantë, ndërsa ka theksuar se mëmësia e ka ndryshuar, por nuk ka zbehur personalitetin e saj.

Revista W i ka kushtuar gjithashtu një homazh të veçantë Rihannës, me deklarata nga emra të njohur si Mariah Carey, Pharrell Williams dhe Jonah Hill, të cilët kanë vlerësuar ndikimin e saj në muzikë dhe kulturë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion