Fifi rrëfen "brrylat" në muzikë: Më kanë vjedhur një këngë

Showbiz

Fifi rrëfen "brrylat" në muzikë: Më kanë

Big Brother Vip ka nisur me shumë rrëfime vipash.
Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me prapaskena të shumta që kanë kaluar përgjatë karrierës së tyre.

Teksa u pyet nga banorët e tjerë, Fifi nisi të tregojë mënyrat se si mund të grumbullosh të ardhura ndërsa je këngëtare.


Në bisedë e sipër, duke diskutuar çdo ‘’të fshehtë’’ të botës së artit, Fifi pranon se në karrierën e saj ka ndodhur edhe që t’i vidhet një produksion muzikor.

‘’Më kanë vjedhur një këngë, dhe është shumë e shëmtuar. Nëse personi nuk do të kishte të ardhura do ja jepja falas vetë, por ja që zgjodhi ta vidhte. Nejse unë u ndjeva krenare që e kishin marrë, po të më kishin pyet të paktën ’’,- tha ajo.
Kujtojmë se Fifi ishte e dënuar dy ditë në Dhomën e Dënimeve dhe duket se i mungoi shumë Graniti.

Mes shumë përqafimesh dyshja janë takuar menjëherë bashkë ku dhe kanë dhënë deklarata mjaft të ëmbla.

Graniti ka vendosur që të mos jetë fare i rezervuar dhe i ka thënë artistes se i është dukur shtrati bosh duke shtuar se e ka marrë shumë malli.

Gjithashtu, Graniti ka menduar që ta surprizojë Fifin në mënyrën më romantike të mundshme. Banori ka formuar një zemër me trëndafilë dhe qirinj në shtatin e saj.

Nga ana tjetër, Fifi ka diskutuar ditën e djeshme me disa nga banorët e shtëpisë për raportin me Granitin dhe mënyrën si mund ta shohin anëtarët e familjes së saj këtë dyshe.

“Në rregull, por edhe unë e kam një babë e një nënë që munden me ardh e me më nxjerrë jashtë. Ata e kanë problem këtë pjesë. S’do ta kenë problem nëse unë do të pëlqej  dikënd. Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme.

Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam komplekas timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi në bisedë me Ilirin dhe Palomën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion