Fedez goditje për ish-kunatën, “hedh kunja” për motrën e vogël të Chiara Ferragnit

Showbiz

Fedez goditje për ish-kunatën, “hedh kunja” për

Fedez së fundmi është përballur me disa kritika për diferencën në moshë me të dashurën e tij të re, modelen franceze Garance Authie.

Kështuqë, gjatë një podcast me GrenBaud, Fedez reagoi ndaj komenteve dhe u shpreh se dëshironte të bënte një krahasim e cila ishte një goditje për motrën e Chiara Ferragni.

Fedez tha se ka një gjë që e bën atë të qeshë shumë: “(…) Por si ka mundësi, nëse një vajzë del me një djalë më të vogël dhe bën një tortë me fjalët ‘sa cool është i dashuri im dhjetë vjet më i ri’ mbi të është okay? Dhe nëse një burrë e bën atë, është e tmerrshme?”.

Referenca është qartësisht për Valentina Ferragni, e cila me rastin e ditëlindjes së saj festoi me një tortë mbi të cilën ishte shkruar “31, por unë ende po tërheq 2000”, pasi aktualisht është në një lidhje me një djalë më të vogël se ajo, modelin Matteo Napoletano.

ME TE LEXUARAT