Mes Bashës dhe Berishës, Apeli vendos sot fatin e PD, kujt do i jepet vula

Politikë

Mes Bashës dhe Berishës, Apeli vendos sot fatin e PD, kujt do i jepet

Gjykata e Apelit do të vendosë sot në orën 10:00 për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Gjyqtaret Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro do të përcaktojnë nëse kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha apo Lulzim Basha, pra se kujt prej tyre do i takojë vula e partisë.

Odisea e betejës gjyqësore për kryetarin e PD nisi në 11 dhjetorin e vitit 2021 kur Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar, shkarkoi Bashën nga detyra e kryetarit dhe zgjodhi strukturat e reja drejtuese.

Berisha fitoi betejën në Gjykatën e Shkallës së Parë, por humbi në Gjykatën e Apelit. Në dhjetorin e vitit 2023 Gjykata e Lartë riktheu çështjen për rishqyrtim në Apel.

Edhe pse beteja gjyqësore për logon e Partisë Demokratike do të vazhdojë sido që të jetë vendimi i Gjykatës së Apelit, nesër vendoset se cili ka të drejtën të garojë me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Sali Berisha apo Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion