Detajet, vrau e përdhunoi mbesën e tij, 37-vjeçari ngushëlloi prindërit për humbjen e saj

Kosovë&Rajon

Detajet, vrau e përdhunoi mbesën e tij, 37-vjeçari

Greqia është tronditur një krim makabër, ku daja ka vrarë me kaçavidë mbesën e tij duke e goditur disa herë në qafë, pasi tentoi që ta përdhunojë.

Para hetuesve ai tha se të miturën e kishte çuar në fushë, ku dhe e kishte qëlluar me kaçavidë.

“E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë”, tha ai.

Daja i vogëlushes raportohet se ka luajtur “teatër” teksa është shtirur si i shqetësuar për fatin e 11-vjeçares, madje pas gjetjes së trupit ka shkuar për të ngushëlluar prindërit e saj në mëngjes para se të arrestohej.

Ai u “tradhtua” nga kamerat e sigurisë, pasi policia verifikoi pamjet bazuar në informacionin që morën nga prindërit e vajzës për vendet ku ajo kishte lëvizur para se të zhdukej.

Shumë shpejt në një prej kamerave të sigurisë, e mitura shihej duke u futur në makinën e autorit.

Vogëlushja shihet duke dalë nga shtëpia dhe duke vrapuar brenda brenda një makine që kishte ndaluar pranë banesës së gjyshit të saj.

Policia ka shoqëruar 37-vjeçarin dhe gjatë marrjes në pyetje ka tentuar ti bindë se nuk ka lidhje me zhdukjen e vajzës, por ka hasur në kontradikta.

Në fund, ai ka rrëfyer se ka vrarë mbesën e tij duke e goditur në qafë me një kaçavidë. Madje, ka treguar në polici vendin ku ishte hedhur trupi i vajzës, në zonën e Katarrahit.

Sipas policisë, dyshohet se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë dhe kur ajo ka rezistuar, ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht me thikë në qafë.

Autori ishte arrestua në vitin 2017 për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare dhe në vitin 2020 u dënua në shkallën e parë nga Gjykata e Jurisë së Përzier në Zakynthos me nëntë vjet burg, por dënimi i tij u pezullua.

Ai u lirua me kushte, të cilat përfshinin paraqitjen e tij në komisariat dhe të mos përsëriste krimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion