Çfarë ndodhi në Përputhen? Antonela përlotet papritur

Showbiz

Çfarë ndodhi në Përputhen? Antonela përlotet papritur
Në ditën e fundit të Mevlanit në programin Për’Puthen, Antonela është prekur nga klipi me kujtimet e tij ku nuk mungojnë puthjet, përqafimet dhe bisedat që kanë pasur në takimet e tyre.Ajo nuk ka arritur të përmbajë lotët dhe mesazhi i fundit që kishte për Mevlanin e nevrikosi atë, i cili i tha se fjala e Antonelës nuk ka vlerë dhe po kërkon vëmendje me këtë që po bën.

Antonela: Ia kam thënë të gjitha. I kërkoj të kthejë buzëqeshjen që ka pasur fillim dhe nuk e ka sot e të mos e gënjejë veten me gjëra të kota që të mos dalë mirë në publik. E njoh tepër mirë dhe nuk po bën shumë mirë që ia hedh të gjitha fajet Ledjanës se ka shumë faje dhe ai. Keni mbuluar njëri-tjetrin gjithmonë, kështu që nuk ke pse ta lësh në baltë.

Mevlani: Çfarë do të thuash? Unë nuk lë në baltë askënd. Do vëmendje? Fjala jote nuk ka vlerë në këtë moment. Sa të thuash të këqijat, fol ndonjë gjë në mirë. E dinë shumë mirë të gjithë çfarë tipi jam unë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion