Përfaqësuesi i Islandës në Eurovision rezulton pozitiv me Covid, çfarë pritet të ndodhë?

Showbiz

Përfaqësuesi i Islandës në Eurovision rezulton pozitiv me

Daoiog Gagnamagnio do të mbetet në garë, por nuk do të interpretojë në provën e sotme ose shfaqjen e drejtpërdrejtë natën e nesërme kur edhe është gjysmëfinalja e dytë.

Një anëtar i ekipit të Islandës kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 në fundjavë, por të hënën, grupi tha që të gjitha testet e pjesëmarrësve të tjerë kishin dalë negative.

Daoi Freyr, dha lajmin në “Twitter” të mërkurën, shkruan BBC.

“Ne të gjithë kemi qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë gjithë udhëtimit, kështu që kjo vjen si një befasi e madhe”- shkroi ai.

Në vend të një shfaqje të drejtpërdrejtë, do të përdoret një regjistrim nga një provë e mëparshme.

“Ne jemi shumë të kënaqur me performancën dhe jemi shumë të ngazëllyer për të gjithë që do ta shihni atë”- tha Daoi.

ME TE LEXUARAT