Po bënte video për YouTube, burrit i shpërthen arma në fytyrë

Bota

Po bënte video për YouTube, burrit i shpërthen arma në

Një “youtuber” i famshëm ka shpërndarë një video rrëqethëse, ku shfaqet momenti kur pushka i shpërthen në fytyrë dhe përkohësisht humb shikimin.“Nuk është dashur të qëndroj këtu”, thotë ish-polici nga Kentucky, Scott DeShields Jr, derisa i tregon shenjat në fytyrë dhe dorë që i janë shkaktuar nga shpërthimi i pushkës snajper.

“Pamjet e këtij momenti janë shikuar nga më shumë së 13 milionë njerëz, ku shihet duke mbajtur pushkën Serbu RN-50, nga e cila në momentin që shkrep plumbin shpërthen duke u bërë copa para fytyrës së tij.E si pasojë ai ka të thyer hundën dhe tri kocka tjerë përreth syri, duke e verbuar përkohësisht në syrin e djathtë.

E babai i tij që ishte prapa kamerës menjëherë ka vrapuar për t’i nxjerr gjuhën jashtë, pasi i rridhte gjak nga të gjitha anët – e në veçanti nga qafa ku do copëza të metalit i ishin ngulur.“Po të mos kishte qenë babai me mua, unë sigurisht se tani nuk do të isha këtu me ju”, ka thënë DeShields Jr.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion