"Erdhi nga rehabilitimi duke na u lutur..."/ Producentja e BBVIP i nxjerr sekretet Gjestit pas lojës në Kosovë!

Showbiz

"Erdhi nga rehabilitimi duke na u lutur..."/ Producentja e BBVIP i

Producentja e Big Brother VIP Kosova 3, Olsa Muhameti, ka folur për largimin e Gjestit nga ky format dhe kalimin në atë të Shqipërisë. Po ashtu theksoi se Gjesti ka vazhduar njësoj edhe në Shqipëri, pa ndryshuar fare në lojë.

“Nuk e prisja që Top Channel do ta merrte, nuk e mendova kurrë që Top-i do të merrte personazh nga ne. Kjo tregon që paskemi bërë një punë të mirë. Gjestin nuk e nxorëm ne, e nxori publiku. Mund ta pengonim, por nuk e bëmë. Me kontratë nuk mund të largohej, ne e lejuam.

Gjesti duhet të ndryshonte. Një personazhi të riformatohet i duhet ndihmë profesionale. Gjesti erdhi një personazh i shkëputur nga problemet e veta të rehabilitimit, e morëm ne ia dhamë dorën e futëm në Big Brother, u lut shumë edhe neve na pëlqeu.

Ne e mësuam të bënte këtë lojë që po e bën edhe aty ku është dhe mendoj që Gjesti duhet të ndihmohet nga produksioni për t’u ngritur më lartë, jo ai nuk ka mundur", tha Olsa.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion