Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit në BE!

Politikë

Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti në Shqipëri

Sali Berisha në një prononcim për mediat në Podgoricë, gjatë samitit të PPE-së foli për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Berisha tha se gjatë samitit ka treguar gjendjen e vendit duke kritikuar qeverisjen e mazhorancës.

"Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar.

Më dëgjuan me shumë interes. Mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri. E thashë që në fillim se unë, përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme lidhur me ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë kryekëput pothuajse, nga faktorë lokalë.

Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate. Pra paraqita realitetin shqiptar siç është”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT