Ekzekutimi mafioz i modeles në Ekuador, postimi në Instagram që ndihmoi “killerat” ta gjurmojnë

Showbiz

Ekzekutimi mafioz i modeles në Ekuador, postimi në Instagram që

Vdekja e modeles nga Ekuadori Landy Parrega në një restorant ka bërë shumë bujë kohët e fundit.

Së fundmi është publikuar një foto që vetë modelja kishte nxjerrë në Instagram ditën që ajo u ekzekutua në mënyrë mjaft gjakftohtë nga dy persona. Në foton e saj në Instastory shihej një pjatë ushqimi me oktapod ceviche që kishte porositur.

Në foto tregohej emri i restorantit ku ndodhej 23-vjeçarja ish-Miss Ekuadori, ku ka mjaftuar që xhelatëtë e saj të gjenin vendndodhjen dhe ta vrisnin. Pak pas postimit Paraga pa dy persona të maskuar që hynë në restorant dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi.

Gjatë ekzekutimit, ajo ndodhej brenda në restorant me të dashurin, të cilët ndodheshin të dy në këmbë. Ajo i vuri re, ktheu kurrizin për t’i shmangur, por nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marrë nga ekzekutorët.

Paraga, e cila kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u vunë qendër të vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj u përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Norero dhe llogaritares së tij, Chelive Angulo . Gjatë gjyqit të Angulo, prokurorët zbuluan se Norero i ishte lutur ekonomistet së tij në një mesazh në 2022 për ta ndihmuar atë të mbante sekret lidhjen e tij me bukuroshen e re. “Nëse gruaja ime mëson diçka për të, unë mbarova. Emri i saj nuk mësohet askund. Përndryshe, bota ime do të shkatërrohet”, shkruante Norero në mesazh, i cili do të vritej në burg vetëm gjashtë muaj pas burgosjes.

Ndërkohë që gjendja financiare e Paragës ka qenë nën mikroskopin e Prokurorisë së Përgjithshme, ajo nuk është akuzuar asnjëherë për një krim dhe as nuk ka folur publikisht për këtë çështje apo marrëdhënien e saj me kreun e bandës së trafikut të drogës.

Ekzekutimi mafioz i modeles në Ekuador, postimi në Instagram që

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion