E ndarë nga 3 fëmijët, përcillet në banesën e fundit Alma Arrazi, në varrim vetëm pak familjarë

Aktualitet

E ndarë nga 3 fëmijët, përcillet në banesën e

Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen. Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz.

Siç shihet edhe nga pamjet, ceremonia është kryer në heshtje, pa lot e deklarata.

09:55-"Fëmijët le t'i mbajnë", familjarët marrin trupin e pajetë të Almës për ta varrosur në Durrës

Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39 vjeçares, e cila do të varroset në qytetin e Durrësit.

Familja e nënës e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj nuk ka lejuar që 39 vjeçarja të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.

Të afërmit e 39 vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së sotme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.

Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të realizohet në qytetin e Durrësit ndërsa 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion