Gjykata ndan përfundimisht Elia Zaharian me Princ Lekën, zbardhen tri arësyet e divorcit, jo tradhëtia

Ish-çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës, më 25.04.2024 ka vendosur të zgjidh martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias.
Ne vendimin e zbardhur të gjykatës thuhet ndër të tjera se tre arsyet që kanë cuar këtë martesë në divorc janë:

Së pari, konfliktet e vazhdusheme, mungesa e komunikimit së dyti, ndërprerja e bashkëjetesës, së treti. Këto tri arsye janë pranuar nga të dya palët, duke hedhur kështu poshtë aludimet për tradhti, siç përflitet prej muajsh.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia.

Në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia.
Në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë.
Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit Gjergj Zaharia shkuan deri në përplasje fizike.