Do dëbohej nga Italia, shqiptari lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes në sy të gruas

Aktualitet

Do dëbohej nga Italia, shqiptari lyhet me benzinë dhe i vë

Një shqiptar i ka vendosur flakën vetes në shenjë proteste pas vendimit të shtetit italian për ta dëbuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riccione, në Viale Milano ku 47-vjeçari me është lyer me benzinë duke përdorur një bidon që kishte blerë në karburant dhe i ka vënë flakën vetes në sy të gruas së tij.

Shqiptari, i cili pësoi djegie mbi 70% të trupit, u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë të cilët më pas njoftuan ambulancën dhe policinë.

47-vjeçari është transportuar në spitalin në Bufalini të Cesenës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari jeton në Riccione dhe punon si kamarier, si edhe është i martuar me një shtetase rumune.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion