Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Më tha që i mungoj dhe dëshiron të flemë bashkë

Showbiz

Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Më tha që i

Në orët e vona të natës, teksa banorët ishin duke fjetur, Egli dhe Danja u përfshinë në një bisedë të sinqertë në dhomën e gjumit.

Egli ndjeu nevojën t’i rrëfente Danjës për një diskutim të rëndësishëm që kishte pasur më herët me Gjestin, një bisedë që e kishte lënë të menduar.


Me një ton të qetë, por me emocione të dukshme, Egli nisi të tregonte: “Më tha se e di që nuk po veproj sipas ndjenjave të mia, por sipas asaj që logjikisht më duket e drejtë.

“Pastaj më tha: ‘Dua të rri me ty, të të përqafoj. Më ka marrë malli. Kam atë energjinë me ty që s’rri dot. Je i vetmi person këtu me të cilin kam ndarë gjithë lojën dhe planet e mia’”. Danja e dëgjoi me vëmendje shoqen e saj, duke e kuptuar se fjalët e Gjestit kishin lënë një ndikim të fortë tek ajo.

Lexo po ashtuGjesti befason me deklaratën e tij: Dua të afrohemi, të jemi si kemi qenë

Përtej lojës dhe strategjive, Egli po përballej me ndjenja të cilat nuk ishte e sigurt se si t’i menaxhonte.

Nga ana tjetër, Gjestin e kishin parë më parë duke i shprehur Eglit dëshirën për t’u afruar sërish dhe për të qenë si dikur.

Fjalët e tij dukeshin të sinqerta, por Egli mbetej e pavendosur për hapat që duhej të ndërmerrte.

Kjo bisedë mes vajzave tregoi edhe një herë sesa e ndërlikuar mund të bëhet dinamika mes banorëve, sidomos kur përfshihen ndjenjat personale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion