Egli apo Gjesti, ja cili nga banorët kërkohet më shumë në “Google”!

Showbiz

Egli apo Gjesti, ja cili nga banorët kërkohet më shumë

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili ka folur për numrin e ndjekësve në “Instagram” të banorëve të “Big Brother VIP 4”.

Ai sqaroi se mund të ndodhë që personazhet e njohur të blejnë ndjekës, por ka raste edhe kur ua blejnë fansat apo ndonjë keqbërës.

“Nuk rriten përdoruesit me shifra aq të mëdha, është shumë e vështirë të rritet me 200 mijë apo 300 mijë ndjekës në një ditë”, tha eksperti i IT-së.

“Në cilat raste ndodh të kesh vërtetë një lloj bumi në atë kurbën e ndjekësve?”, e pyeti moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni.

Ndërsa pyetjes se kush kërkohet më shumë në “Google”, Egli apo Gjesti, Kallanxhi bëri kërkimin live dhe zbuloi:

“Po bëj atë të 30 ditëve të fundit. Egli është shumë mirë në Vlorë dhe Berat. Kurse në të gjitha qytetet e tjera është Gjesti”

 

ME TE LEXUARAT