E rende/ Tan Gjyla nga Lushnja qëllon me çekan për vdekje kafshën e gjorë, videon e hedh në Tik Tok

Showbiz

E rende/ Tan Gjyla nga Lushnja qëllon me çekan për vdekje

Në Shqipëri vijon ende dhuna dhe keqtrajtimi ndaj kafshëve.

Ndonëse një fenomen shqetësues në vendin tonë, deri tani asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket ligjit për dhunuesit e kafshëve.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një video që ka parë në Tik Tok, aty ku një person dhunon me sende të forta një mushkë.

Kafsha e gjorë qëllohet në kokë dhe më pas ajo dergjet në tokë dhe ngordh, pas dhunës barbare e makabre të personit dhunues.

Pamjet që të prekin në zemër të dhunës së mushkës me një çekan nga personi që shihni në foto, i identifikuar si Tan Gjyla, nga Lushnja janë postuar nga vetë ai, në rrjetin e tij social Tik Tok.

Pamjet janë vërtetë të rënda dhe dëshmojnë për keqtrajtimin e kafshës së gjorë.

Tashmë u mbetet autoriteteve përkatëse të reagojnë për raste të tilla, pasi ky fenomen po kthehet në diçka të zakonshme

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion