Sulmohet konsullata turke, i panjohuri thyen 10 dritare me levë hekuri

Bota

Sulmohet konsullata turke, i panjohuri thyen 10 dritare me levë hekuri

Godina e konsullatës turke në Manhatan është sulmuar me mjete të forta.

Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një i panjohur me levë hekuri në dorë ka thyer dritaret e godinës.

Policia e Nju Jorkut nisi një hetim për sulmin dhe mësohet se ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ndërtesë.

Autori i paidentifikuar është larguar duke lënë pas levën e hekurt që përdori në sulm.

Duke u shprehur se bashkëpunimi i Konsullatës së Përgjithshme me autoritetet vendore vazhdon, Reyhan Ozgur vuri në dukje se sulmi në fjalë nuk do të ndikojë në procesin e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion