E pabesueshme! Aktorja e njohur tregon arsyen pse humbi kujdestarinë e të birit

Showbiz

E pabesueshme! Aktorja e njohur tregon arsyen pse humbi kujdestarinë e

Aktorja e njohur Sharon Stone, humbi kujdestarinë e djalit të saj Roan, katër vite pas divorcit me gazetarin Phil Bronstein. Në një libër, ku reflekton për karrierën dhe betejat e saj personale, aktorja zbuloi se kjo gjë e shkatërroi dhe i kalonte ditët duke qarë.

Dokumentat e gjykatës të publikuara në atë kohë zbuluan se Stone dëshironte t’i bënte djalit botox në këmbë, pasi sipas saj ato mbanin vazhdimisht aromë të pakëndëshme.

“Pasi humba kujdestarinë e Roan, unë nuk isha më unë. Shtrihesha në divan, isha shumë e lodhur dhe vetëm qaja”, tha ajo.

Sot, Roan është 21 vjeç dhe ka bërë hapat e parë në botën e aktrimit duke interpretuar në prodhimin “What About Love”, me Andy Garcia që luan babanë e tij në ekran.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion