Ky është theksi më seksi në botë për këtë vit dhe jo, nuk është theksi britanik!

Sipas Secret Dublin, theksi irlandez është shpallur theksi më seksi në botë për vitin 2021. Studimi u krye nga Onepoll dhe pyeti 5000 njerëz se cili theks u kishte lënë përshtypjen më të madhe. Sigurisht, ka një kufizim në numrin e të anketuarve, por vlen për të marrë një ide. Lista me vendet që kanë theksin më seksi sipas sondazhit, vijon si më poshtë:
1. Irlanda
2. Italia
3. Skocia
4. Franca
5. Australia
6. Britania
7. Suedia
8. Spanja
9. Wales (Uells) - Pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por theksi ndryshon nga pjesa tjetër
10. SHBA - anglishtja amerikane
Ndërkohë vitin e kaluar, Time Out shpalli theksin britanik si më seksi, duke lënë pas atë francez, që mori vendin e dytë. Gjerësisht, këto dy vende njihen si shtete me një theks seksi, sensual, por mesa duket këtë vit u shfaq një "konkurrent i ri"./anabel