Telefonata që “fundosi” Super Ligën

Bota

Telefonata që “fundosi” Super Ligën

Super Liga, që të dielën dukej e pandalshme, u shpërbë për dy ditë. Nëse Florentino Perez dhe Andrea Agnelli ishin nismëtarët e projektit, ata që e shkatërruan ishin anglezët. Mbretëria e Bashkuar ishte ajo që e priti më keq nga të gjithë lajmin e kompeticionit të ri. Tifozeritë protestuan ashpër, ndërsa frika për shkatërrimin e një produkti shumë të suksesshëm si Premier League, bëri që të viheshin të gjithë në lëvizje.

Sipas spanjolles “AS”, qeveria britanike kontaktoi me klubet “rebele” dhe u bëri të qartë se, pavarësisht se ligjërisht nuk mund ta ndalonte Super Ligën, mund të aprovonte një taksë shumë të rëndë luksi dhe mbi të gjitha, falë Brexit-it, mund të vështirësonte çështjen e lejeve të qëndrimit për futbollistët e huaj.

Klubet e dinin që kryeministri Boris Johnson mund ta bënte realitet këtë kërcënim. Përballë këtij rreziku, reagimit të tifozëve dhe luftës me UEFA-n, Manchester City, Liverpool, Tottenham, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea vendosën që më e mira ishte të tërhiqeshin./A2CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion