E demoralizuar pas divorcit, Kim Kardashian: Jam një dështake, nuk mundem më

Showbiz

E demoralizuar pas divorcit, Kim Kardashian: Jam një dështake, nuk

Ylli i Kardashianëve, Kim Kardashian gjatë episodit të fundit të “Keeping Up with the Kardashians u paraqit e lënduar dhe shumë e demoralizuar. Ajo rrëfeu ndjesitë pas divorcit me Kanye West dhe të gjitha sfidat me të cilat i është dashur të përballet për një kohë të gjatë.

“Thjesht nuk mundem më. Mendoj që ai meriton dikë që të mbështesë në çdo hap dhe ta ndjek në çdo vend ku shkon, në çdo udhëtim dhe në çdo lëvizje të radhës. Unë s’mundem, ndihem një dështim. Eshtë divorci im i e tretë dhe po ndihem si dështake, por as që dua ta mendoj këtë. Dua thjesht të jem e lumtur. Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi edhe nëse im shoq lëviz nga një vend në tjetrin. Pastaj mendova që jo, nuk mbërrita kaq larg për të mos qenë e lumtur.”, tha Kim.

Ndonëse ylli i reality-shoët u përpoq që martesa të funksiononte, sipas saj situata u bë aq e vështirë sa mbajtja e familjes bashkë u bë e pamundur.

ME TE LEXUARAT