Delinda Disha largohet nga MCN TV, arsyeja: " Pse kërkoja rrogën time"!

Showbiz

Delinda Disha largohet nga MCN TV, arsyeja: " Pse kërkoja rrogën

Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar publikisht largimin e saj nga emisioni investigativ “Xhadat” në MCN TV. Në një postim në rrjetet sociale, ajo zbuloi se arsyeja kryesore e vendimit lidhet me mospagesën e rrogës, ndonëse sipas saj kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill.

“Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill”, shkroi ajo në një story të parë.

Delinda Disha largohet nga MCN TV, arsyeja: " Pse kërkoja rrogën

Por Disha nuk u ndal me kaq. Në një tjetër reagim, moderatorja akuzoi hapur drejtuesen e MCN, Marsida Karabollaj, duke e cilësuar si personin që “merr vendime sipas qejfit” dhe që mban peng pagat e punonjësve për muaj të tërë.

“Ky është personi që nuk i jep me muaj të tëra rrogat dhe i shkarkon punonjësit e MCN-së kur dhe si i do qefi. Në vitin 2025 është e turpshme të mbash peng punonjësit me muaj të tërë pa i paguar”, ka shkruar Disha, duke bashkangjitur edhe një foto të Karabollajt.

Delinda Disha largohet nga MCN TV, arsyeja: " Pse kërkoja rrogën

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë reagime e diskutime në rrjetet sociale, ndërsa nga ana e MCN TV nuk ka ende një qëndrim zyrtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion