Capital T ironizon Getoar Selimin pas rikthimit të Babastars

Showbiz

Capital T ironizon Getoar Selimin pas rikthimit të Babastars

Pas një mungese të gjatë, Babastars u ribashkuan të mërkurën mbrëma, duke sjellë nostalgjinë e viteve të arta të grupit. Getoar Selimi dhe pjesa tjetër e anëtarëve, përveç Agon Amigës, dhuruan një performancë që riktheu kujtimet e kohës kur Babastars ishte ndër grupet më të suksesshme të skenës hip-hop në Kosovë.

Një ditë pas koncertit, Getoar publikoi një foto në Instagram me mbishkrimin: “Luanët janë zgjuar”, që fansat e interpretuan si një paralajmërim për projekte të reja muzikore nga Babastars.

Capital T ironizon Getoar Selimin pas rikthimit të Babastars

Pak kohë më vonë, reperi Capital T reagoi në mënyrë tërthore përmes një InstaStory, duke shkruar: “Shumë vëmendje bën që një gomar të mendojë se është luan.” Ky postim u mor nga ndjekësit si një ironi direkte ndaj Getoarit dhe rikthimit të Babastars.

Capital T ironizon Getoar Selimin pas rikthimit të Babastars

Fansat kanë komentuar dhe spekuluar mbi këtë “replikë të heshtur”, duke e parë si një tension të vogël në skenën e hip-hop-it kosovar, ndërkohë që publiku pret zhvillime të tjera nga të dy reperët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion