Buta në një lidhje të re pas ndarjes nga Fjolla, ja kush është vajza misterioze

Reperi i njohur Buta duket se po kthen një faqe të re në jetën e tij personale. Pas ndarjes nga partnerja Fjolla, me të cilën ka edhe një vajzë, artisti është parë në shoqërinë e një vajze të re, e quajtur Dea, duke nxitur thashethemet për një romancë të re në horizont.
Burime për emisionin “Prive” raportojnë se Buta dhe Dea janë parë bashkë në disa ambiente të natës në Prishtinë dhe Tiranë, ku janë shfaqur mjaft të afërt.

Sipas të njëjtave burime, nuk ka munguar as shkëmbimi i komenteve në rrjetet sociale, veçanërisht nga Dea në postimet e reperit, gjë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.
Edhe pse Buta nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar, gjestet dhe pranitë publike me Dea-n po interpretohen si sinjale për një lidhje të re në formim.
Kujtojmë se ndarja e Butës nga Fjolla nuk u bë kurrë publike në mënyrë zyrtare, por u vu re përmes mungesës së ndërveprimeve në rrjet dhe distancës së dukshme mes tyre.
Tashmë, me këto zhvillime të reja, duket se reperi është gati të nisë një kapitull tjetër në jetën e tij private.


