Pamja e Ledri Vules ngjall shqetësim mbi shëndetin e tij - Çfarë po ndodh me reperin ?!

Showbiz

Pamja e Ledri Vules ngjall shqetësim mbi shëndetin e tij -

Në episodin e fundit të podkastit të Alketa Vejsiut, ku Ledri Vula ishte i ftuari kryesor, vëmendjen nuk e mori vetëm rrëfimi i sinqertë për jetën personale dhe marrëdhënien me ish-partneren Sara Hoxha, por edhe pamja e tij fizike që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës vunë re ndryshime të dukshme në pigmentimin e lëkurës së duarve të reperit, çka shkaktoi shqetësim dhe ngriti dyshime mbi një gjendje të mundshme shëndetësore. Pamjet kanë nxitur spekulime se Ledri mund të vuajë nga vitiligo – një çrregullim i njohur i pigmentimit të lëkurës.

Vitiligo ndodh si pasojë e shkatërrimit të melanociteve, qelizat që prodhojnë melaninën – pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës. Kjo sëmundje shfaqet përmes njollave të bardha në trup, të cilat në disa raste përhapen me kalimin e kohës.

Megjithëse nuk është ngjitëse apo e rrezikshme për jetën, vitiligo shpesh ndikon në aspektin emocional, për shkak të ndryshimeve të dukshme në paraqitje.

Ledri nuk e përmendi këtë temë gjatë intervistës, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ai vetë apo nga menaxhmenti i tij lidhur me spekulimet.

Megjithatë, ndjekësit kanë shprehur shqetësimin dhe njëkohësisht mbështetjen e tyre në komente, duke theksuar rëndësinë e sensibilizimit për këtë gjendje shëndetësore, që shpesh mbetet tabu në sytë e publikut.

Për shumë fansa, mënyra si ai ka vijuar aktivitetet publike pa u fshehur apo tërhequr është parë si një shenjë force dhe vetëpranimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion