"Dashuria mposht gjithçka, pavarësisht të kaluarës apo fëmijëve "/ Ledri flet për herë të parë për Xhensila Myrtezajn!

Showbiz

"Dashuria mposht gjithçka, pavarësisht të kaluarës

Janë, apo s’janë? Kjo është çështja. Jo Shekspiriane, por çështja më hot e momentit në showbizin shqiptar. Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kryefjala e medias me raportin e tyre fillimisht artistik, e tashmë personal.

E sigurisht, reperi i ulur përballë Alketa Vejsiut në “Inspire” nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth kësaj çështjeje. Fillimisht Ledri tregon se kanë shumë kimi, artistike sigurisht, duke shtuar se koha e tyre në studio ka qenë shumë e bukur. Ai thotë se po kalojnë shumë kohë bashkë edhe prej koncerteve të përbashkëta.

"Kemi pasur një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pasur mundësinë të flasim. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë".-tha ai.

Mirëpo, kur pyetet nga Alketa nëse është single Ledri e mohon diçka të tillë. Kurse pyetjes nëse çifti artistik Ledri-Xhensila do kishte funksionuar edhe në jetën private i përgjigjet me patjetër që po.

"Edhe në jetën reale mund të funksionojmë si çift. Normal që po. Pavarësisht fëmijëve apo të kaluarës, nëse dy njerez duhen, dashuria mund gjithçka"- thotë ai. Pastaj: “Nëse partnerja ime do kishte fëmijë do sillesha me ta siç do doja të sillej partneri i Sarës me Poem. Unë i dua shumë fëmijët.”

Për ta mbyllur, Ledrit emri Xhensila i rimon me “trëndafila”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion