Britanikët “çmenden” për këngët e Dua Lipës

Showbiz

Britanikët “çmenden” për këngët e Dua

Dua Lipa vazhdon të korrë sukses dhe këngët e saj janë më të dëgjuara në Britaninë e Madhe. Shqiptarja ka lënë pas Ed Sheeran, i cili u shpall artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga 2017.

Mësohet se dy këngët e saj “Physical” dhe “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të popullarizuara në valët e Mbretërisë së Bashkuar.

Britanikët “çmenden” për këngët e Dua

Shifrat u përpiluan nga kompania e licencimit të muzikës PPL, e cila monitoron këngët më të dëgjuara në televizion dhe radio.

Britanikët “çmenden” për këngët e Dua

Sheeran është artisti i dytë më i dëgjuar, i ndjekur më pas nga Ariana Grande dhe Sam Smith. Në vend të pestë u rendit Calvin Harris, Little Mix në vendin e gjashtë, vendin e shtatë e zuri Coldplay, Justin Bieber në vendin e tetë, Maroon 5 në vendin e nëntë dhe në vendin e dhjetë u rendit The Weeknd.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion