Bieta rrëfen vështirësitë e martesës me Alban Dudshin: 10 vite më parë ne u ndamë, por…

Showbiz

Bieta rrëfen vështirësitë e martesës me Alban Dudshin:

Një rrëfim i rrallë personal ka ardhur nga Bieta Sulo, lidhur me martesën me Alban Dudushin. Të dy ata kanë një djalë të vogël. Në një intervistë televizive, Bieta ka treguar shumë detaje për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, duke ndaluar tek ndarja e tyre 10 vite më parë.

 “Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë për rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë e pashë dhe thashë kushedi do e ketë nisur gabim.

Bieta rrëfen vështirësitë e martesës me Alban Dudshin:

Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night” nga Patti Smith. Dhe vargu që ai më dërgoi mesazh është në dy kuptime. Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por është edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’jemi martuar, s’kemi unazë jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim bashkë, por është edhe premtim nga ana tjetër”, rrëfeu Bieta.

Bieta, gjatë fjalës së saj, u përlot teksa kujtoi momentin kur vajza e Albanit, Joelle, i tregoi pjesës tjetër të familjes se do të bëhej me vëlla.

ME TE LEXUARAT