Përndjekje, falsifikimi kompjuterik dhe lëndë narkotike/ Policia aksion në Tiranë, 5 të arrestuar

Aktualitet

Përndjekje, falsifikimi kompjuterik dhe lëndë narkotike/ Policia

Pesë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

Një 27 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

“Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit u kap dhe u ndalua shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik””, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë gjithashtu, pasi nga kontrolli i ushtruar nga forcat “Shqiponja”, u janë gjetur dhe sekuestruar sasi lëndë narkotike. Kështu u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

A. G., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Ndërsa, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Sh., 50 vjeç dhe Xh. D., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion