“Bëj edhe ti paqe me Shqipen si Noizy me Stresin”, Ana i përgjigjet me humor ndjekësit

Ana Lleshaj një ditë më parë ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj në Instagram, duke u përgjigjur pyetjeve të tyre. Një ndjekës ka kërkuar të di për marrëdhënien e saj dhe Shqipes.
“Noizy me Stresin bënë paqe, bëj edhe ti me Shqipen që të hyjmë në BE”, i shkruan ndjekësi Anës në ask InstaStory. Këtë pyetje, Ana e ka pritur me shumë humor, ndërsa tha se me Shqipen është në paqe.

“Nuk e di domethënë, s’kam fjalë. Kur e lexova kam qeshur me lot, thashë “Ëhat the fuck?” Nuk jam në luftë me askënd. Nëse dikush është në luftë me mua, besoj e ka problemin me veten, jo me mua. Por jemi në paqe me Shqipen”, tha ajo.
Kujtojmë se kur ishin në emision, vajzët patën debate të forta.


