Banorët kundër Donaldit, Romeo i 'thumbon' keq në rrjetet sociale (FOTO)

Showbiz

Banorët kundër Donaldit, Romeo i 'thumbon' keq në

Prej disa ditësh Donaldi dhe Arjola kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të debateve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin. Aktori i humorit gjithashtu ka pasur debate edhe me Ilirin.

Donaldi ka qenë në një situatë të vështirë me ngjarjet në Big Brother, por nga jashtë ka mbështetje maksimale dhe i pari në listë është vëllai.

Nisur nga ato që po ndodhin, Romeo ka vendosur të postojë një foto që duket sikur është kunjë për disa nga personat që i janë kundërvënë vëllait të tij.

Banorët kundër Donaldit, Romeo i 'thumbon' keq në

”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. i ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, shkruhet në postim.

Reagimet vijnë pas së premtes, ku Donaldi pati sërish debate me Arjolën dhe Ilirin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion