'Babai i Elias s'e la Princin të takonte vajzën', Spahia: Leka Zogu mund ta tërheqë padinë për dhunë!

Showbiz

'Babai i Elias s'e la Princin të takonte vajzën',

Konflikti mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias sipas ish kreut te Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia ndodhi ne nje kohe qe cifti po shkonin drej divorcit në mënyrë instituiconale por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretëore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj. 

Do të shkonin në një proces divorci të dakordësuar mes të dyve. Fatkeqësisht kjo situatë pasi ishte nënshkruar dhe noterizuar, situata agravoi dhe para disa muajve princi për të mos lënë asnjë mundësi për përkeqësim u largua nga rezidenca dhe e gjitha ka qenë në dispozicion të vajzës, zonjës Elia dhe gjithë familjes Zaharia.

'Babai i Elias s'e la Princin të takonte vajzën',

Sipas kontratës Princi kishte të drejtë të shkonte çdo ditë të takonte vajzën nga dy orë. Por kohët e fundit krijoheshin lloj-lloj pretekstesh për të mos e takuar. Kjo nuk ishte normale kur kishin rënë dakord për takim të përditshëm. Dhe sikurse thashë u përkeqësua’, tha Spahia.

Spahia zbulon se atë ditë princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.

Pronari la shtëpinë e tij dhe në momentin që princi shkon për ta takuar rreth orës 15 e 15 ka qëlluar gjyshi i princeshës dhe ka ndërhyrë dhe i thotë princi me shumë qetësi nëse ka mundësi sipas kontratës kam dëshirë ta takoj vajzën pa praninë tuaj.

Dhe ai i thotë jo të dal unë por duhet të dalësh ti nga dhoma e nga shtëpia. Kjo nuk është aspak e denjë për një prind dhe aty ka filluar agravimi dhe ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë. Dhe pastaj videon nuk kam çfarë them.’, shton Spahia.
Sipas Spahisë edhe kamerat e shtëpisë i ka në dispozicion Elia, por kur ato të vihën në dispozicion të policisë do dalë e vërteta se princi u dhunua.

Këtë video, sepse dhuna ka vijuar edhe pasi ka dalë nga aty, dhe fatkeqësisht zonja Zaharia ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme, ditën e djeshme policia ka dërguar shkresë ku kërkon vënien në dispozicion të kamerave. Kjo do të jetë rasti më i mirë që të dalin pamjet.

Dhe dua të dini që kamerat i ka në dispozicion Elia. Rezidenca e familjes mbretërore është një rezidencë që ka një pasuri në kuptimin kombëtar, ka sende me vlerë të jashtëzakonshme. Edhe ka status për një muze armësh aty.’, u shpreh Spahia.

Pavarësisht se princi sipas Spahisë ka plagë nga goditjet, ai po mendon të tërheqë padinë për dhunë.

"Ai ka plagë. Ai përsëri vazhdon të jetë në statusin e tij dhe në mirësinë e tij dhe ai mund ta tërheqë edhe padinë sa i përket dhunës. Ai po e përjeton më shumë se askush skenën e asaj videoje. Pikërisht pse është Princi dhe Elia kjo ka marrë këto përmasa.

Princi do që sa më shpejt ta normalizojë. Do kemi dy seanca gjyqësore e para me 18 seanca e parë për zgjidhjen e martesës, më 21 mars një seancë për të nxjerrë vërtetimin e urdhrit të mbrojtjes. Palët do reflektojnë. Në gjaknxehtësi e sipër njeriu mund të bëjë dhe veprime që nuk i ka në karakter.

ME TE LEXUARAT