Të shtëna me armë në një universitet të Spanjës, evakuohen studentët

Bota

Të shtëna me armë në një universitet të

Autoritetet spanjolle kanë evakuuar studentët e universitetit në Leioa, pranë Bilbaos, pasi janë dëgjuar të shtëna armësh.

Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar, ndërsa raportohet se për fat të mirë nuk ka mbetur asnjë i plagosur.

Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari ishte një i ri, pa dhënë detaje të tjera.

“Universiteti u evakuua në orën 18.50 (me kohën lokale) dhe i dyshuari u arrestua, nuk pati të lënduar,” tha një zëdhënës i policisë në Vendin Bask.

Shumë media lokale raportuan se i riu ishte i armatosur me një pushkë dhe se kishte terrorizuar studentët duke thyer xhamat e godinës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion